Tani që Apple Vision Pro ka gati tre muaj që është prezantuar, sipas Mark Gurman të Bloomberg shitjet kanë filluar të bien.
Gurman thotë se Apple me sa duket nuk ia ka idenë se si të bëjë një Vision Pro më të lirë.
Kufjet e Apple thuhet se shiten me vështirësi për shkak të çmimit të lartë prej 3,499 dollarëve (3,262 euro).
Siç raportojnë mediat e huaja, ka bisedime për reduktimin e prodhimit të Vision Pro për të luftuar rënien e shitjeve.
Në përgjithësi, Gurman thotë se gjiganti teknologjik ka nevojë për një variant më të lirë të kufjeve. Por, me sa duket kompania ende nuk ia ka idenë se si ta bëjë këtë.
Ndryshe, Apple kishte planifikuar të prezantonte një Vision Pro të dytë në vitin 2025.
Por, këto plane u anuluan kur kompania e kuptoi se produkti nuk po i afrohej shifrave të shitjeve që i kishin parashikuar.
Siç thekson analisti Ming-Chi Kuo, Visio Pro janë një nga kufjet më të mira në treg, por nuk përkojnë me çmimin që e kanë.