8 C
Tetovo
E premte, 9 Janar, 2026
BallinaLajmeMaqedoniPse Ziadin Sela turpërohet nga Musa Xhaferi dhe Bujar Osmani?
- Advertisment -spot_img

Pse Ziadin Sela turpërohet nga Musa Xhaferi dhe Bujar Osmani?

Koalicioni mes dy kundërshtarëve të mëdhenj, Ziadin Sela dhe Ali Ahmeti në këto zgjedhje, sa i panatyrshëm, po nxjerr në pah edhe defektet e funksionimit të tij.

Përderisa të gjithë funksionarët e Selës shpërndanë në rrjetet sociale fotografinë zyrtare të kandidatit për president, Bujar Osmani, këtë nuk e bëri Ziadin Sela.

Të gjithë bënë thirrje që të votohet Osmani, por jo edhe Ziadin Sela. As në profilin e tij e as në faqen zyrtare të tij ku ka mjaft ndjekës, Sela nuk ka shpërndarë asnjë thirrje e asnjë fotografi të kandidatit, Bujar Osmani.

Përveç kësaj, ditën e kaluar si asnjëherë më parë, Ziadin Sela ka bërë fushatë krah për krahu me Musa Xhaferin në Ohër e Dibër. Por asnjë fotografi nga këto aktivitete nuk është shpërndarë nga Ziadin Sela.

A ka probleme funksionimi i këtij koalicioni në zonën 5, apo Ziadin Sela turpërohet nga Musa Xhaferi dhe Bujar Osmani?!

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments