Rruga nga Gostivari në Strazhë (Kërçovë) dhe Mavrovë (në drejtim të Dibrës) është e mbyllur për mjete të rënda motorike, njofton Lidhja Auto Moto sot në mëngjes. Ndryshe qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rikujton se më 15 nëntor 2023 filloi obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2024.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.