Qeveria në seancën e sotme ka miratuar emrat e zëvendësministrave të rinj dhe i ka dorëzuar propozimet në Kuvend, ku duhet të votohen në seancë parlamentare.
Elfet Ismaili propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes.
Astrit Iseini propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Erxhan Selimi propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale.
Sedat Sulejmani është propozuar për zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.
Flakron Bexheti propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave.
Lulzim Aliu propozohet për zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës
Safije Sadiki Shaini, propozohet për zëvendësministre në Ministrinë e Sportit.
Kaltrina Zekolli Shaqiri propozohet për zëvendësministre në Ministrinë e Transportit.
Alen Dereban propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë.
Nezhdet Mustafa propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Marrëdhënieve me Komunitetet.
Zoran Dimitrovski propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Viktorija Trajkov propozohet për zëvendësministre në Ministrinë e Çështjeve Evropiane.
Nikolçe Jankullovski propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Financave.
Marjan Risteski propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës.
Miroslav Labudoviq propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.
Jovica Andovski propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë.
Gjoko Velkovski propozohet për zëvendësministër në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.
Radoslav Nastasijevic Varxhiski është propozuar për zëvendësministër për transformimin dixhital.
Laze Jakimoski do të drejtojë Ministrinë e Administratës Publike.
Ane Lashkoska propozohet për zëvendësministre në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.