Shkruan Bekim Qoku deputet i VLEN
Ta kujtojmë dhe rikujtojmë faktin që gjyqësori i MV gëzon besueshmërinë më të ulët në rajon. Deri para disa muajsh ka qenë 2%, kurse tash mund të jetë edhe më keq. Para disa muajsh, ambasadori i Holandës ia drejtoi gishtin në fytyrë Ali Ahmetit duke e fajësuar drejtpërdrejt për ndërhyrje në gjyqësor.
BDI ka luajtur rolin vendimtar për degradimin e drejtësisë në vend.
Dështimi i drejtësisë dëshmohet pikërisht që këta fajtorë kryesor nuk hetohen, arrestohen dhe nuk burgosen njerëzit që shkaktuan epidemi në korrupsion (sipas ambasadores amerikane Aggeler).
Në këtë gjyqësor me besueshmëri prej 2%, bile në majën e tij, bën pjesë edhe Gjykata kushtetuese. Të gjithë e dinë se si merren vendimet në atë gjykatë. Se sa e pamundur është ndikimi i një qeverie që nuk i ka bërë ende as 100 ditë. Gjykata kushtetuese dhe thuajse i tërë sistemi gjyqësor është trashëgimi imediate e BDI-së.