8 C
Tetovo
E martë, 6 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniQoku i reagon Taravarit: Dikush duhet të jetë servilosur mbrëmë në takim,...

Qoku i reagon Taravarit: Dikush duhet të jetë servilosur mbrëmë në takim, që të mbetet në qeveri

Shefi i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku ka reaguar ndaj deklaratës së Arben Taravarit, i cili dje tha se “VLEN-i sikur serviloset dhe me çdo kusht mundohet të jetë në qeveri”. Në një deklaratë për TV21, Qoku duke komentuar takimin e djeshëm mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe Taravarit, tha se “Dikush duhet të jetë servilosur mbrëmë në takim, që të mbetet në qeveri”.

Në lidhje me: Taravari: VLEN-i sikur serviloset dhe me çdo kusht mundohet të jetë në qeveri

“Është pak e habitshme ideja e Taravarit që të mbetet në qeveri, sepse ai sapo tha që VLEN-i serviloset, kështu që dikush duhet të jetë servilosur shumë mbrëmë në takim që të ngel në qeveri, sepse flasim për një kryeministër i cili për Arben Taravarin ka qenë shumë i mirë, ndërsa si VLEN ka qenë sevilosje dhe parti që rri me zor dhe i bën përshtypje të keqe në publik, ndërsa z.Taravari ende është ministër i VLEN-it, pra këtë detyrë si ministër dhe si përfaqësim të qeverisë e ka në kuadër të VLEN-it dhe falë VLEN-it. Kështu që kur flet për servilosje, duhet të flasë edhe për vetën e tij, sidomos nga rrjedha e takimit të djeshëm, kur është marrë vendimi nga kryeministri, pra që të ngelet, që të vazhdojë në qeveri, në të cilën ai nuk është lindur”, tha Qoku

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments