Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Qoku në një postim në facebook ka shkruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk kanë qenë kurrë më mirë, le të themi se sa në 17-18 vitet e fundit.
Ja postimi i plotë:
Shqiptarët në MV nuk janë në gjendjen më të mirë të mundshme, por në gjendjen më të mirë nuk janë as ata në Shqipëri e Kosovë.
Një gjë ama është shumë e sigurt: shqiptarët në MV nuk kanë qenë kurrë më mirë, le të themi, sesa në 17-18 vitet e fundit.
Jashtë këtij vlerësimi, gjithçka është propagandë e orkestruar, paguar, shpërndarë nga kuzhina e BDI-së për të shmangur vëmendjen dhe turbulluar kujtesën për gjithë ato dëme shkatërrime, poshtërime, që na ka shkaktuar sidomos në këta 17-18 vite të fundit. VLENi është subjekti i ndryshimit, simboli i kthesës, politika e mundësive të reja. Ecim tutje!”, ka shkruar Qoku.
https://www.facebook.com/share/p/1QDKUakaA2/