Duke ju referuar hulumtimit të agjensionit prestigjioz, Market Vision për portalin MKD.mk rezulton se qytetarët e Maqedonisë sot besojnë se problemi më i madh me të cilin ballafaqohet Maqedonia janë problemet ekonomike, niveli i të ardhurave të qytetarëve dhe rritja e çmimeve.
Krahasuar me sondazhet e mëhershme të matjes opinionit publik nga MKD.mk dhe Market Vision, për herë të parë në këtë sondazh krimi dhe korrupsioni janë në vendin e dytë. Ndërkaq
sa u përket rejrtingut të liderëve të partive politike, si dhe sondazhit paraprak nga dhjetori i vitit të kaluar, Hristijan Mickoski ka besimin e shumicës së të anketuarve.
Mickoskit i besojnë 25,4% e të anketuarve dhe në vend të dytë është Venko Filipçe me 3,8%.
Por, vlerësimi i përgjithshëm i liderëve të partive në koalicionin VLEN, mes tyre, vlerësimi më i lartë është ai i Taravarit, të cilin partnerët e tjerë të koalicionit VLEN janë duke i bërë presion për t’a larguar nga koalicioni VLEN.
1. ASH – Arben Taravari – 5.8%
2. LD – Izet Mexhiti – 3.6 %
3. LB – Bilall Kasami – 2.6 %
4. AAA- Zekirja Ibrahimi 1.0 %
Sondazhi është realizuar nga 20 mars deri më 17 prill duke përdorur metodën CATI – anketim telefonik me kompjuter në një kampion prej 1200 të anketuarve.