Ekonomia e dobët dhe korrupsioni shkak i emigrimit të të rinjve në Maqedoninë e Veriut. Ikja e të rinjve jashtë shteti fenomen shumë i hasur në vendin tonë, dhe jo vetëm. Këtë e pohojnë edhe qytetarët e intervistuar nga TV-Shenja. Ata deklarojnë se shkak kryesor që ka detyruar rininë t’i braktisin vendlindjet e tyre është korrupsioni I lartë dhe ekonomia e dobët. Megjiithatë edhe kritikat dhe kërkesat kundrejt liderëve të partive nuk mungonin. Qytetarët thonë se tashmë është shumë vonë për ta ndaluar ikjen e të rinjve.

Qytetar

“Çështje ekonomike e para edhe e fundit mendoj ashtu se s’pedi, prespektiva e të rrinjve, vendet e punës jeta ma e mirë prandaj ikin. Po të ishte që të mendojn liderët e partive për të rinjtë kishin punu më herët, tash ndoshta mos është vonë se askush s’mund ta sigurojë jetën ktu prandaj ikin të rinjtë”.

Qytetar

“Edhe vetë unë jam jashtë, papunsimi, unë mendoj kjo. Këtu ka shumë korrupsion. Ata mund të bëjnë gjithçka, të ndalet korrupsioni”.

Ndërkohë, një qytetar tjetër potencon se këtu nuk ka ardhmëri dhe se këtu mungon gjithçka. Ai kërkon që ta ndalojnë vjedhjen dhe të mos e bëjnë shtetin, shtet partiak.

Qytetar

“Ikin se nuk ka ardhmëri këtu, ka shumë korrupsion për atë të rinjtë ikin nga këtu. Ç’do gjë këtu mungon, s’ka asgjë që ta mundëson për me jetu këtu, për mos me dal jasht. Duhet veç mos të vjedhin, mos e bëjn shtetin shet partiak”.

Një tjetër i moshuar thotë se nuk mund të bëjnë ndryshime dhe është shumë e vështirë që t’ia dalë me pagat që aktualisht janë. Po ashtu thekson se ata vetëm e mashtrojnë njëri-tjetrin.

Qytetar

“Punë s’ka sen s’ka, kan me hik prej këtu, s’ka mir ktu. Do ikin se s’ka punë këtu, rroga pak me 15.000 denar 20.000 denar z’bohet, as struja, buka haja. Vetëm e gënjejnë njëri-tjetrin mashtrojnë asgjë nuk mund të bëjnë”.

Megjithatë e njejta problmatikë ishte edhe nga prespektiva e vetë një të riu. Shprehet se duhet të hapin vende të punës sepse shumica nuk janë të kënaqur.

Qytetar

“Papunsia e vetmja arsye. Ata e dinë ma mir, me hap vende të punës qajo. Unë jam i kënaqur po shumica nuk janë.

Për gjithë këtë kaos ata tashmë shprehen se janë dy arsyet, papunësim dhe korrupsioni. Kërkesat e tyre janë të qarta, si hapjet e vendeve të punës, ndalimi i korrupsionit dhe rritja e pagave në mënyrë që ata të mos detyrohen të largohen nga vendlindjet e tyre.