Sekretari i përgjithshëm i ASH-Taravari, Blerant Ramadani në Daily Click tha se janë të gatshëm që në çdo moment të bashkohen me ASH-në e Selës.
Ramadani shtoi se, kjo duhet bazuar në vullnetin e aktivistëve që siç tha “nëse vjen kërkesë prej poshtë, unë besoj se kanë për obligim organet lartë ta zbatojnë”.
“Kështu që në çdo moment, dmth jemi të gatshëm t’i futemi çfarëdo sfidës, pa marrë parasysh cili do të jetë vendimi i gjykatës”.
A jeni të gatshëm në çdo moment të riktheheni të gjithë bashkë?
-“Patjetër që PO”!
-Keni sinjale për këtë gjë? Në retorik ASH-ja e Selës është më e ashpër ndaj jush, edhe nga ana juaj komunikimi publik është më i butë. I bie që keni një dëshirë për t’u afruar.
-“Unë besoj edhe këtë vendim duhet ta bazojmë te vullneti i aktivistëve poshtë. Besimi im është se kur i shoh ata, bile edhe në fushatë, beso Besir, kam pirë kafe bashkë. Ka pasur raste të izoluara kur janë kundërshtuar, mirëpo janë persona të cilët njihen dhe nuk janë jashtë rrethanave të një familjeje në plot kuptimin e fjalës. Kështu që, nëse vjen kërkesë prej poshtë, unë besoj se kanë për obligim organet lartë ta zbatojnë”.