8 C
Tetovo
E diel, 10 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniReagon grupi i tifozëve “Kumani” pas incidentit në ndeshjen Maqedoni–Rumani

Reagon grupi i tifozëve “Kumani” pas incidentit në ndeshjen Maqedoni–Rumani

Pas thirrjeve nacionaliste dhe ofenduese të dëgjuara gjatë ndeshjes së basketbollit midis Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, ka reaguar edhe grupi i tifozëve “Kumani” nga Kumanova, të cilët ishin të pranishëm në sallën sportive në momentin e incidentit.

Përmes një deklarate të shkurtër publike, “Kumani” janë distancuar nga veprimet e disa individëve, duke theksuar se skandimet e dëgjuara nuk përfaqësojnë qëndrimin e organizuar të grupit.

“Si grup tifozësh nuk mbajmë përgjegjësi për veprimet e disa individëve. Skandimet nuk janë qëndrim i organizuar i grupit”, thuhet në deklaratën e “Kumani”.

 

Ky reagim vjen në një kohë kur institucionet shtetërore kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët e skandimeve me përmbajtje raciste dhe nxitëse të urrejtjes etnike. Pamjet nga kamerat e sigurisë pritet të analizohen në bashkëpunim me Prokurorinë Publike.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta publike dhe institucionale, përfshirë edhe dënime të ashpra ndaj gjuhës së urrejtjes në ambientet sportive.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments