Real Madrid ka rikthyer sërish fokusin nga Alphonso Davies.

Mediet spanjolle raportojnë se “Los Blancos” do të bëjnë një tjetër përpjekje në ditët e fundit të muajit gusht për të marrë mbrojtësin kanadez.

Davies ka kontratë me Bayern Munich deri më 30 qershor 2025 dhe bavarezët rrezikojnë seriozisht ta humbasin atë me parametra zero verën e ardhshme, ndaj Real-i pritet të shfrytëzojë pikërisht këtë aspekt për të bindur klubin gjerman që ta shesë 23-vjeçarin. /Supersport