Real Madrid është tashmë klubi i parë në botë, që arrin 1 miliardë euro të ardhura në sezon. Bëhet fjalë për edicionin e kaluar, 2023/24, ku “Football Benchmark” tregon se madrilenët kanë pasur 1.065 milardë euro të ardhura. Të gjithë trofetë e fituar u reflektuan me rekordin në të ardhura, teksa kryesorët ishin Liga e Kampionëve dhe kampionati spanjoll.
Reali ka pasur 251 milionë euro të ardhura nga ditët e ndeshjes, si asnjë klub tjetër. Në anën tjetër 340 milionë euro i përkasin të drejtave televizive, ndërsa vetëm Man. Siti me 343 milionë ka grumbulluar më tepër.
Ana komerciale me 474 milionë euro po ashtu e vendos atë mbi të tjerë. Klubi i Mançester Sitit dhe PSZH e ndjekin, respektivisht me 838 milionë dhe 806 milionë euro të ardhura.
“Top 10” mbyllet me Junajtedin, Barcelonën, Dortmundin, Milanin, Interin, Juventusin dhe Napolin.