Të trishtuar nga rejtingu më i ri i i publikuar nga agjensioni prestigjioz amerikan IRI , ku thuhej se Arben Taravari se është lideri më i besueshëm në Maqedoninë e Veriut, si duket ka trazuar shpirtrat e BDI-së dhe sidomos të Artan Grubit si përgjegjës i makinerisë propagandistike të kësaj partie.
Me qëllimin për të defokusuar opinionin dhe për t’i hedhur pluhur anketës më të re të IRI-t, me sa duket me direktiva nga lart, përgjegjësi i makinerisë propagandistike të BDI-së , ka porositur mercenarët mediatik që ai i paguan që të prodhojnë “LAJME TË REJSHME”, se gjoja vetura e Arben Taravarit është parë në selinë e VMRO-DPMNE-së dhe se Taravari ka realizuar takim me kryetarin e kësaj partie Hristijan Mickovski.
Në të vërtetë vërtetë vetura e prezantuar si e Arben Taravarit, nuk është e tij, por i përket kryetarit të Komunës së MAVROVËS, Haris Ibrahimi që është kuaderi VMRO-DPMNE-SË.
Nuk është hera e parë që mercenarët mediatik të Artan Grubit dhe BDI-së të prodhojnë lajme të tilla FAKE NEWS, sa herë që ka ngjarje që nuk janë të favorshme për BDI-në, si puna se anketës së publikuar sot nga IRI. /Fol.mk