Robin (Haxhi) Krasniqi do të rikthehet sonte ring. Kundërshtar do ta ketë portugezin, Jorge Silva.
Përballja pritet të nis rreth orës 23:00 dhe do të zhvillohet në “Nuee Sporthalle” në Ausburg të Gjermanisë.
Meçi do të zgjasë dhjetë raunde dhe nuk është i vlefshëm për ndonjë titull në boks apo kualifikim.
Kjo do të jetë përballja e parë pas nëntë muajsh për Haxhi Krasniqin. Herën e fundit ai e zhvilloi një meç në Prishtinë, ku triumgoi kundër boksierit nga Franca, Nadjib Mohammedi. /Gazeta Infokus