Qytetarët mirëpresin ndryshimet ligjore, që parashohin masa më të rrepta për përdoruesit e trotineteve elektrikë. Ata thonë se ky mjet transporti është shumë i rrezikshëm dhe madje sipas tyre nevojiten masa edhe më rigoroze në këtë drejtim.
“Këto ndryshime dhe vendime janë në rregull sepse jeta e njeriut nuk ka çmim. Vërehet se fëmijë shumë të vegjël vozisin shumë shpejt dhe më së shpeshti janë nga 2 dhe tre në trotinet. Dhe për fat të keq edhe prindërit e bëjnë një gjë të tillë, vozisin fëmijë me trotinet, gjë që nuk është e sigurt….Vlerësoj se secili duhet t’i respektojë. ”
“ Është rrezik, me të vërtetë rrezik është, duhet pasur shumë kujdes, shpejtësia të jetë në minimum, më e ulët, edhe shumë me kujdes të drejtohet…00:21 Do të jetë mirë të bëhet kufizimi i shpejtësisë dhe kujdes, vozitësit duhet të jenë shumë të kujdesshëm” tha një qytetar.
“Për merak është, më mirë shëndetin… 00:26 Po shumë janë të rrezikshëm i thyen hundët menjëherë.

