8 C
Tetovo
E martë, 26 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniRregulla të reja në pikëpagesat e Maqedonisë, ndryshime në sistemin e pagesës...

Rregulla të reja në pikëpagesat e Maqedonisë, ndryshime në sistemin e pagesës nga 15 qershori

Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore ka njoftuar qytetarët për ndryshime në funksionimin e sistemit të pagesës në pikat e taksave rrugore, të cilat do të hyjnë në fuqi nga 15 qershori 2026.

Sipas njoftimit, korsitë e shënuara për MTAG do të jenë të dedikuara vetëm për përdoruesit me tag elektronik, ndërsa pagesa me MCard në këto korsi nuk do të lejohet më.

Përdoruesit që përdorin MCard do të duhet të kryejnë pagesën në korsitë e tjera të disponueshme në pikat e pagesës, sipas destinimit të tyre.

Nga NPRRSH apelojnë për respektim të rreptë të sinjalistikës vertikale dhe horizontale, si dhe të tabelave elektronike informative të vendosura para dhe në vetë pikat e pagesës, ku korsitë janë të kategorizuara sipas mënyrës së pagesës:

• pagesë elektronike (MTAG / MCARD)
• pagesë me para në dorë (CASH)

Gjithashtu, qytetarëve u kërkohet të ndjekin edhe sinjalizimin për statusin e korsive, ku shigjeta e gjelbër tregon se korsia është aktive, ndërsa kryqi i kuq (X) sinjalizon se ajo është e mbyllur.

“Mosrespektimi i shenjave dhe destinimit të korsive mund të shkaktojë bllokime në trafik dhe të ndikojë në sigurinë dhe efikasitetin e qarkullimit”, thuhet në njoftimin e NPRRSH-së.

Nga kjo ndërmarrje theksojnë se njoftimi publikohet me qëllim të informimit në kohë dhe përshtatjes së përdoruesve me ndryshimet e reja në sistemin e pagesës.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments