Çmimi i benzinës rritet për një denar, ndërsa dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri për një denar e gjysmë, vendosi sot Komisioni Rregullativ për Energjetikë.

Nga mesnata në shtatë ditët e ardhshme Eurosuper BS-95 do të shitet për 76,5 denarë, Eurosuper BS-98 me çmim 78,5 denarë, ndërsa çmimi i ri i dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të jetë 69 denarë për litër. .

Çmimi me pakicë i mazutit rritet për 1,103 denarë për kilogram dhe tani do të jetë 42,827 denarë për kilogram.