Organe të ndryshme shëndetësore në të gjithë botën kanë dhënë përditësime të rregullta mbi numrin e rasteve me hantavirus që kanë regjistruar dhe që po monitorojnë. Bëhet e ditur se Mbretëria e Bashkuar raportoi një rast të ri të dyshuar të një shtetasi britanik në Tristan da Cunha.
Spanja ka thënë se një person është vetëizoluar në Alicante pasi ka raportuar simptoma. Ndërkohë, një asistente fluturimi holandeze ka rezultuar gjithashtu negative pasi dyshohej për infeksion.
Organizata Botërore e Shëndetësisë po e mban nën vëzhgim pamjen e përgjithshme dhe këto janë shifrat më të fundit.
Sipas OBSH-së, deri më tani janë identifikuar pesë raste të konfirmuara të hantavirusit që lidhen me shpërthimin

