Eventi “Dita e Flamurit Shqiptar dhe Java e Kulturës” që po mbahet në Stamboll të Tuqisë ka mbushur sallën e Qendrës së Kulturës dhe Artit Eyüp.

Përpos numri të madh të qytetarëve, ajo që ra në sy në këtë event ishin mysafirët special që ishin të ftuar në këtë event si kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe djali i Komandantit legjendar Adem Jashari, Lulzim Jashari.

Pos ndjekjes nga afër të këtij eventi, të pranishmit patën mundësi të shkëmbejnë biseda me mysafirët special të ftuar në këtë event për tu njoftuar me zhvillimet dhe jetën e shqiptarëve në këto troje.

Kujtojmë që në Stamboll jetojnë një numër i konsiderueshëm shqiptarësh dhe të njejtit janë aktiv në organizimin e eventeve të ndryshme kulutrore e kombëtare.