8 C
Tetovo
E diel, 26 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniSefer Selimi: “Përplasjet” VMRO-VLEN janë konflikt i kontrolluar

Sefer Selimi: “Përplasjet” VMRO-VLEN janë konflikt i kontrolluar

Shkruan: Sefer Selimi

Përplasja e fundit mes Mickoskit dhe VLEN-it mund të ketë dy funksione strategjike, madje edhe të dyja njëkohësisht:

1. Disciplinim dhe nënshtrim përfundimtar para mbylljes së ciklit zgjedhor: Mickoski synon të neutralizojë publikisht çdo potencial “kryengritje” të ardhshme nga partnerët shqiptarë në qeveri pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Mesazhi është i qartë: “Pushtetin vendor e keni nga unë, por çmimi është heshtja e plotë përballë strategjisë sime.” Ai vetë e ka thënë: nuk kërkoj asgjë, përveç heshtjes për ta “zbatuar strategjinë dhe qëllimet”.

2. Krijim i një “konflikti të kontrolluar” për konsum publik, ndërkohë që në terren vazhdon mbështetja operative për kandidatët e VLEN-it.

Në këtë skenar, Mickoski i mundëson VLEN-it të deklarojë se “fiton me votat e shqiptarëve, jo me VMRO-n”, ndërsa në realitet prapavija logjistike dhe mobilizuese ngelet e njëjtë.
Pra, ose është një operacion klasik i nënshtrimit final, ose një operacion akoma më inteligjent: nështrim të plotë në qeverisje qendrore dhe lokle dhe në të njejtën kohë legjitimim i VLEN para shqiptarëve.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments