I ftuar në Daily Click, kryetari i Zhelinës, Blerim Sejdiu foli për projektet që kanë filluar në këtë komune që theks te veçantë vendosi në bulevardin në fshatin Zhelinë që siç tha, kap vlerën e 1.7 milionë euro dhe shtoi se, bëhet transformim i komunës rurale me paraqitje urbane, përcjell TV21.

Sjediu tha se ky nuk është projekt i thejsht, por duhet aftësi dhe guxim dhe siç njoftoi, deri në fund të vitit projekti të jetë në fazën finale. Ai tutje u shpreh se shpreson që Zhelinën ta sheh qytet një ditë.

“Kemi përkrahje nga qytetarët, e kanë pritur këtë projekt dhe është i rëndësishëm shumë për arsye se, jo vetëm që i jep një panje ndryshe Zhelinës, por e ngre në një nivel tjetër dhe bën një transformim drejt urbanizimit dhe një komunën urbane që të gjithë duam ta shohim. Synimi im si kryetar komune ka qenë nga fillimi dhe jam i përkushtuar me gjithë kapacitetet qe kam që komunën e Zhelinës dhe Zhelinën ta shoh qytet një ditë”, tha Sejdiu në Daily Click.