Ziadin Sela theksoi se në mbledhjen e kryesisë të thirrur në Gostivar do të bisedohet rreth situatës politike në vend, rreth ideve të reja që po diskutohen në kuadër të Frontit Evropian.
Ai bëri të ditur se po synohet të ndryshohet sistemi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe këtë, siç tha ai, po e bënë Fronti Europian.
Ai ka folur për modelet që shqyrtohen nga BDI për të “shprehur pakënaqësinë për cenimin e legjitimitetit të votës shqiptare”.
Sela përmend ndarjen në formë “kantonizimi, regjionesh gjyqësore”, që sipas tij, tashmë zbatohen në shtetet evropiane që kanë komunitet edhe më të vogël se shqiptarët – nën 30%.
Sipas tij, Fronti ka maturinë e nevojshme politike për të bërë këtë dhe qëllimi siç vlerësoi ai, është të mbrohet legjitimiteti i shqiptarëve.
“Kemi maturinë e duhur politike për të sjellë ndryshime në sistem në situata të qeta dhe jo në situata konflikti. Këtë po e bënë Fronti Europian. Po hap tema – ne nuk jemi histerik për të qenë më patjetër pjesë e pushtetit. Gjithsecili që mundohet të mvesh këto lloj konotacionesh… Aktivitetin që e ne bëjmë dhe betejën politike që ne e bëjmë për të mbrojtur votën e shqiptarëve”, tha Sela.