E martë, 22 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniSela me porosi për VLEN: Lëshojeni qeverinë e të bëhemi bashkë

Sela me porosi për VLEN: Lëshojeni qeverinë e të bëhemi bashkë

“Le ta lëshojnë Qeverinë dhe le të vijnë të bëhemi bashkë që të bëjmë presionin e mjaftueshëm. Shkojmë edhe në zgjedhje të parakohshme parlamentare, bashkë me lokalet”. Kështu është shprehur në Click Plus në TV21 kryetari i ASh-së në Frontin Europian, Ziadin Sela.

I pyetur se për çfarë duhen të bëhen bashkë partitë politike shqiptare, ai me përgjigje: “Për të arritur një qeverisje e cila do të ketë përballë jo subjekte politike që janë nga dëshira e këtij apo atij kampi politik, por që do të jenë atje për të realizuar 6, 7, 8 gjëra të cilat janë në interes të shqiptarëve. Ne kemi disa prioritete të cilat janë dizajnuar në programet politike, tani na janë shtuar akoma. Ne duhet të merremi vesh, po, edhe për mënyrën se kush qeverisë. A do të bëhet me badenter Qeveria në të ardhmen?”, tha mes tjerash Sela.

Ndryshe, partneri shqiptar i VMRO-DPMNE-së në qeverinë aktuale, VLEN, që përbëhet nga Lidhja Demokratike, Alternativa, Lëvizja BESA, ASH e udhëhequr nga Arben Taravari, dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk do te jenë si VLEN edhe në zgjedhjet lokale, që mbahen në fund të këtij viti. Vendimi i Arben Taravarit që bashkë me fraksionin e tij politik, të shkojë ndaras nga koalicioni VLEN në zgjedhje lokale ka bërë që palët t’i ndajnë rrugët edhe në qeveri.

VLEN u shprehën se Arben Taravari është vetëpërjashtuar nga koalicioni, dhe se koalicioni ditëve në vijim do të konsolidohet edhe më fortë dhe do të shndërrohet në një parti politike.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments