Vazhdimi i procesit të pajtimit mes një pjese të maqedonasve dhe një pjese të shqiptarëve në Maqedoni, dënimi i përbashkët i brohoritjeve “UÇK-UÇK” dhe “Shqipërisë së Madhe”, është konstatuar në takimin e sotëm mes ushtruesit të detyrës së drejtorit të QMK-së Sojançe Angellov dhe zëvendësdrejtori Ekrem Zendeli me kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në Shkup, shkruante Shillomagazin.mk, para tre vitesh, gjegjësisht me 02.02.2021.

Aangellov, në atë takim kishte shprehur kënaqësinë e tij për komunikimin e vendosur të drejtpërdrejtë dhe mirëkuptimin e madh të përbashkët dhe përpjekjet për një të ardhme produktive dhe paqësore të shtetit, e cila ndërlidhet me udhëheqjen e përgjithshme shtetërore, duke theksuar disa gjëra të rëndësishme për të cilat, siç u pajtuan të tre bashkëbiseduesit, janë në interes të të gjithë qytetarëve dhe aktivitete të tilla nuk duhet të ndalen.

“Vazhdimi i procesit të pajtimit mes një pjese të maqedonasve dhe një pjese të shqiptarëve në Maqedoni. Zhdukja e dhunës ndëretnike tek të rinjtë, që në jetën e përditshme në rrugë të mos bien pas thirrjeve ndëretnike të urrejtjes, të cilat janë të këqija për të gjithë qytetarët në vend. Dënimi i përbashkët i radikalizmit dhe nacionalizmit, siç është thirrja e fundit e “UÇK-UÇK” dhe “Shqipërisë së Madhe” në çdo tubim, protestë apo ngjarje, pasi çorienton drejtpërdrejt vëmendjen nga qëllimi i ngjarjes, protesta dhe ushqen urrejtje etnike, dhe natyrisht puna e vazhdueshme në vlerësimin e rreziqeve të sigurisë, të cilat janë gjithashtu pjesë e punës së QMK-së, në bashkëpunim me të gjitha palët relevante në shoqëri dhe në sistemin e menaxhimit të krizave”, kishte deklaruar Angellov.

Nga ata tjetër, Reisi, ishte shprehur në atë takim i kënaqur për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur me të gjithë përfaqësuesit zyrtarë të shtetit, tani edhe me Qendrën e Menaxhimit të Krizave. Ai theksoi se çdo radikalizëm është i dëmshëm si për besimin ashtu edhe për shtetin dhe se është e nevojshme që me përpjekje të përbashkëta të përpiqemi për paqen dhe bashkëjetesën, e veçanërisht të zbatojmë aktivitete në drejtim të mosdhënies së legjitimitet grupeve radikale. Ai theksoi se: “Njeriu i mirë është njeri i mirë, pavarësisht nga feja dhe kombi i tij”.

Në vijim linku nga takimi:

???????? ??????? ? ?????? ????? ????? ?? ??????? ???????????? „???, ???“