E martë, 15 Prill, 2025
BallinaLajmeBotaSHBA, protesta kundër oligarkëve/ Mijëra amerikanë në Los Angeles: Luftojmë pabarazinë

SHBA, protesta kundër oligarkëve/ Mijëra amerikanë në Los Angeles: Luftojmë pabarazinë

Protesta kundër oligarkisë janë mbajtur në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara. Nën moton “Të luftojmë oligarkinë”, demonstratat u udhëhoqën nga senatori I Vermontit Bernie Sanders dhe kongresmenia e Nju Jork Aleksandra Ocasio Cortezl

Të dy kanë qenë udhëhequr tubime të ngjashme javët e fundit.

Protesta u fokusua shumë në pabarazinë e të ardhurave në Shtetet e Bashkuara, ndikimin e parave pista në politikë dhe përpjekjet e Elon Musk për të zvogëluar qeverinë.

Në fund të fjalës së tij Senatori Sanders i tha turmës se ai e ka parë në çdo shtet, që qytetarët amerikanë nuk e duan oligarkinë.

Protesta u mbajtën edhe nga punonjësit e teknologjisë në Silicon Valley. Ngjarje të tilla janë bërë më të shpeshta, pasi punonjësit, dikur të distancuar nga politika, po u bashkohen gjithnjë e më shumë protestave në përgjigje të ndikimit që ka mbështetja e drejtuesve të industrisë ndaj Trump.

Demonstrata më e fundit shënoi një ndryshim, pasi u vu re pikërisht mungesa e këtyre drejtuesve, që dikur kishin qëndruar krah punonjësve, por tashme rreshtohen me Trump.

Ndërsa Silicon Valley ende anon nga demokratët, ka pasur një ndryshim të dukshëm politik, veçanërisht midis miliarderëve.

Vlerat e vjetra të aktivizmit dhe progresit tani bien ndesh me pabarazinë në rritje, konsolidimin e korporatave dhe besimi mes punonjësve është thyer, teksa po rritet rezistenca.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments