Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e “Balancuesit”, shteti nuk ka mekanizëm për rregullimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, shkruan TV21. I pyetur për këtë, zëvendëskryeminsitri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai tha se edhe pse nuk ka balancues kjo nuk i ndalon punësimet, transmeton TV21. Fetai sqaroi se punësime do të ketë sipas parimit kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
“Paraimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat është pjesë e Kushtetutës, është pjesë e Amandamentit 6 të Kushtetutës, që erdhi si pasoj e miratimit të Marrëveshjes së Ohrit. Balancuesi ishte një vegël dixhitale e cila mundësonte realizimin e planeve vjetore të punësimeve. Kur kemi parasyshë këtë fakt dhe ngrirjen e balancuesit deri sa të gjejmë një zgjidhje të re ligjore kemi parasyshë se kjo vlen për të gjitha bashkësit vend. Kjo nuk vlen vetëm për një grup të caktuar por është një mekanizëm që më nuk është i vlefshëm për asnjë. Por kjo nuk i ndalon punësimet. Natyrisht do të ketë punësimet sipas parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, siç e ka thënë edhe Gjykata Kushtetuese, siç e tha edhe kryeministri. Tani ka vullnet politik është folur për vite me radhë për një ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Unë jam një ndër personat që kam përkatitur këtë projekt-ligj me ekspert ndërkombëtar, ky ligj prek interesa të bashkësive të drejta kolektive, natyrisht se këtu duhet të kyçen organizata ndërkombëtare” , tha zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai.