Shkruan: Abdulla MEHMETI

NUK ËSHTË DETYRA E JUAJ TA SHKRUANI HISTORINË, POR TA NDËRTONI TË SOTMEN DHE PROJEKTONI TË ARDHMEN

Drejtuar politikanëve:

Mjaft më na çliruat, na siguruat të drejta, liri, barazi, vlera demokratike, mirëqenie, ngritje arsimore e kulturore, progres ekonomik…

Është koha të uleni e të merrni pak frymë, të lexoni diçka, për aq sa mund të kuptoni, për domethëniet e këtyre fjalëve: çlirim, liri, barazi, kushtetutë, ligj, pushtet, pakicë, popull, konstitucion, bashkim, federalizim, kantonizim, premtim, realizim, indoktrinim, demagogji, mashtrim, varfëri, shpërngulje, shkombëtarizim, asimilim, akulturim, propagandë, korrupsion, krim, tradhti, kauzë, tërkuzë (litar) etj…

Kthjelluni pak, se nuk është detyra e juaj ta shkruani historinë me ngjarjet dhe trimëritë e heronjve nga e kaluara; detyra e juaj është ta ndërtoni të sotmen dhe ta projektoni të ardhmen e këtij populli!

(11 mars 2017)