8 C
Tetovo
E martë, 14 Prill, 2026
BallinaLajmeMaqedoniShoferi i dehur përplas këmbësorin e dehur dhe ikën

Shoferi i dehur përplas këmbësorin e dehur dhe ikën

MPB njofton se më datë 13.04.2026, në ora 16:05, në SPB Ohër është raportuar se në rrugën “Klenoec” në Ohër, një automjet i udhëtarëve i llojit “Opel” me targa të Ohrit, i drejtuar nga Z.J. (52) nga fshati Lakoçerej i Epërm, ka përplasur këmbësorin A.N. (55) nga fshati Svinishta dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Në këtë aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Special “Shën Erasmo” në Ohër.

Pas masave të ndërmarra nga zyrtarët policorë të SPB Ohër, shoferi Z.J. është gjetur dhe me urdhër të prokurorit publik është privuar nga liria, ndërsa automjeti i është konfiskuar. Gjatë kontrolleve të kryera, është konstatuar se Z.J. ishte nën efektin e alkoolit me 2.78 promilë në gjak. Gjithashtu, edhe te këmbësori A.N. është vërtetuar prania e alkoolit prej 1.34 promilë. Ekipi i SPB Ohër ka kryer inspektimin në vendngjarje dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet kallëzimi përkatës.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments