Me datë 13.07.2024 në ora 22:55 në SPB- Tetovë është raportuar se në rrugën ,,Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti të udhëtarëve, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe një trotineti elektrik të drejtuar nga A.D.(25) nga Tetova, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin klinik në Tetovë. Inspektimin e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.
…….
Me datë 13.07.2024 në ora 23:30 në SPB- Tetovë është raportuar se në rrugën regjionale Tetovë-Jazhinc në Leshkë të Tetovës, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë automjeti i pasagjerëve “Opel” me shenja regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga E.N. (44) nga Dobroshti dhe automjeti i pasagjerëve “shevrolet” me targa të Tetovës, i drejtuar nga D.A (69) nga Rogaçeva. Në aksident lëndime të rënda trupore kanë pësuar D.A. dhe bashkëudhëtarja në veturë G.A.(73) të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Inspektimin në vendin e aksidentit e ka kryer ekipi nga SPB-Tetovë.
……
Më datë 13.07.2024 në ora 23:40 në rrugën lokale nga Zherovjani i Tetovës për në fshatin Radiovcë, automjeti i pasagjerëve “Golf” me targa gjermane i drejtuar nga M.J.(31) nga Çelopeku i Tetovës ka dalë nga rruga, me ç’rast me lëndime të rënda trupore kanë rezultuar pasagjerët H.J.(24) dhe një i mitur, të dy nga Çellopeku. Inspektimin e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.