htatë persona kanë vdekur si pasojë e sulmeve izraelite në Deir al-Balah të Gazës, duke përfshirë katër që po strehoheshin në një kamp të të zhvendosurve brenda kompleksit të spitalit. Tre të tjerët, përfshirë një grua dhe një fëmijë, janë vrarë në një shtëpi.
Spitali “Al-Aqsa Martyrs” në Deir al-Balah është objekti kryesor mjekësor që po operon në Gazën qendrore. Mijëra njerëz janë të strehuar atje pasi janë larguar nga shtëpitë e shkatërruara të territorit.
Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur pas vrasjes së dy militantëve të lartë të Hamasit në Liban dhe Iran. Këto vrasje kanë nxitur kërcënime nga Irani dhe aleatët e tij dhe kanë rritur frikën për një luftë më të gjerë rajonale.