Përdoruesit e iPhone pretendojnë se përditësimi më i fundit i Apple iOS i bën pajisjet të papërdorshme. Megjithatë, ka një zgjidhje për këtë problem.
Shumë nga përdoruesit e nervozuar, pasi instaluan përditësimin iOS 17.4.1, u detyruan të kërkonin ndihmë nga profesionistët në dyqanet e Apple, dhe ata ndanë përvojat e tyre në rrjetet ku u ofroheshin këshilla shtesë.
Një pronare e iPhone tha për Daily Mail se telefoni i saj u përditësua të mërkurën, por ekrani nuk reagoi kur ajo u përpoq ta zhbllokonte.
Vetëm pasi ajo e çoi iPhone në një dyqan Apple për kontroll, pajisja filloi të funksiononte. Për fat të mirë, ekziston mundësia për të rregulluar në shtëpi një iPhone të “bllokuar”.
“Punonjësi në dyqanin e Apple tha se përditësimi ka shumë të ngjarë të ketë ngecur, gjë që e bëri telefonin të mendojë se ishte ende duke u përditësuar dhe për këtë arsye nuk po përgjigjet”, tha përdoruesja e iPhone.
Përditësimi më i fundit për modelet e iPhone, i quajtur iOS 17.4.1, ka dalë për përdoruesit që nga 21 marsi. Megjithatë, për të përmirësuar në softuerin më të fundit, iPhone duhet të ketë një sasi të caktuar baterie dhe të jetë i lidhur me WiFi, përndryshe sistemi do të përditësohet automatikisht.
Me sa duket, ata që kanë pritur të shkarkojnë përditësimin janë prekur nga “bug” i përmendur.
Për të zgjidhur problemin, një punonjës i dyqanit Apple lidhi iPhone me një laptop dhe riinstaloi plotësisht iOS.
Sipas reagimeve të shumta të përdoruesve në rrjetet sociale, kjo metodë funksionon edhe nëse tashmë keni të instaluar iOS 17.4.1 dhe përdoruesit në Reddit thonë se mund të bëhet në shtëpi.
Një përdorues raporton se versioni i iOS 17.4.1 është i disponueshëm në iTunes, kurse Apple e ka lëshuar në heshtje. Ky version mund të shkarkohet duke lidhur iPhone me kompjuterin dhe duke shkarkuar përditësimin e iOS nga iTunes.