8 C
Tetovo
E martë, 9 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoni“Shvercerat” me reagim ndaj Kozhufit: Futbolli pa tifozë nuk ka kuptim

“Shvercerat” me reagim ndaj Kozhufit: Futbolli pa tifozë nuk ka kuptim

Tifo-grupi i njohur i Shkupit, “Shvercerat”, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të klubit KF Kozhuvi për t’ua ndaluar hyrjen në stadium.

Në një reagim të publikuar, ata theksojnë se futbolli në gjithë botën luhet për tifozët, ndërsa në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të përballen me pengesa dhe ndalesa.

“Në krejt botën futbolli luhet për tifozë, vetëm në shtetin tonë tifozëve u ndalohet me pa futboll! Deri kur kështu?!” – thuhet në reagimin e “Shvercerave”.

Ky veprim ka ngjallur pakënaqësi te tifozët, të cilët kërkojnë trajtim të barabartë dhe fund të praktikave që, sipas tyre, dëmtojnë frymën sportive.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments