Nëse drita e verdhë në panelin e instrumenteve ndizet, duke sugjeruar që automjeti juaj është në rezervë, disa shoferë do të panikohen dhe disa do të shkarkojnë me mjeshtëri pikën e fundit të karburantit nga rezervuari, gjë që ne nuk e rekomandojmë sepse ngasja e shpeshtë në minimum, mund të çojnë në dëmtimin e pompës së karburantit (nuk lubrifikohet siç duhet), si dhe filtri i karburantit, në të cilin mund të hyjnë papastërti të vogla ose sedimente nga fundi i rezervuarit.

E po ka ende nga ata që nuk heqin dorë nga të jetuarit “rrezikshëm”, në prag të ndezjes së dritës së verdhë dhe të karburantit për 1.4 euro.

Duhet të jemi të sinqertë dhe të themi se nuk jetojmë me bollëk ekonomik, ndaj shumë prej nesh prej vitesh nuk e kemi mbushur rezervuarin deri në fund.

Sa larg mund të shkojë vetura në rezervë? Ka shumë matje dhe kërkime, por vetëm ju e dini se sa konsumon mesatarisht makina juaj dhe ky është informacioni më i rëndësishëm. Supozohet se kanë mbetur në rezervë rreth 5 litra karburant, por sasinë e saktë do ta gjeni në mënyrën më të thjeshtë.