Tranzicioni në vend është ndër më të gjatët dhe paraqet një maratonë pa fund. Duhet të punohet në standardet europiane, tha kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit për presidente, Gordana Siljanovska-Davkova nga tubimi në Tetovë. Ajo thotë se qytetarët do jenë europianë, kur në këtë vend të ketë standard në shtetin e së drejtës, në liritë dhe të drejtat e njeriut, në mbrojtjen e të drejtave të pakicave, kur shteti i së drejtës do të mundësojë një ekonomi të mirë, kur do të krijohen mjedise për një ekonomi liberale.

“Na duhet politikan me dinjitet dhe integritet, me karakter kombëtar, i cili do të jetë mes popullit përmes zyrave të popullit, që do të jetë me popullin përmes mesazheve në parlament, i cili do të jetë për popullin kur të vërë veton, që do të jetë për shtetin dhe kombin kur të dërgojë diplomatët më të mirë jashtë vendit. Që do të jetë për një Maqedoni të sigurt, për një Maqedoni paqësore që të krijojë një politikë të shkëlqyer në Këshillin e Sigurimit. Që do të jetë për artin, kulturën, shkencën, kur të japë çmime për më të mirët”, theksoi Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate për presidente –VMRO-DPMNE & koalicioni.