Do të rishqyrtoj statuset e të gjithë ambasadorëve jashtë vendit, mes tyre ka edhe disa me dinjitet që kanë bërë karrierë dhe me përgjegjësi e mbrojnë krenarinë dhe dinjitetin e Maqedonisë. Dhe ka të tjerë që na turpërojnë. Kështu tha kandidatja për president nga VMRO-DPMN, Gordana Siljanovska Davkova. Ajo thotë se politika duhet të bëhet sërish arti i kërkimit të zgjidhjeve të përbashkëta. Të bëhet punë publike e jo punë e pistë. Davkova foli edhe për tranzicionin nga vitet e nëntëdhjeta, për shtresën e mesme, që u zhduk, për atë se si të kemi qytetarë të lumtur.

“Ato disa familje, ato disa “elite”, janë njerëz tepër të pasur. Të pasur por pa besë, duke menduar se janë perëndim politik. Nuk mund që Maqedonia të ketë qytetarë të lumtur ose popull të lumtur nëse na udhëheqin dy apo tre konsuj. Ka konsull të parë, pastaj konsull të dytë. Jo, një sistem i tillë është sistem autoritar, në momente ka edhe elemente të tiranisë”, tha Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për president, VMRO-DPMNE.