Sindikata e Pavarur e Punonjësve në Shëndetës (SPPSH) mirëpret punën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, aktivitetet për vendosjen e rendit dhe zgjidhjen e problemeve në sektorin e Shëndetësisë.
“Sektori i shëndetësisë dhe punonjësit u sollën në kolaps. Për këto arsye ne vitin e kaluar dolëm dhe protestuam për shkak të diskriminimit të punëtorëve në shëndetësi, pagave nën mesatare, praktikantëve që punonin për pagë minimale, si dhe punëtorëve shëndetësorë që kishin pagë 20.000 denarë dhe as sigurim shëndetësore e pensional. Të gjithë këta të rinj u punësuan gjatë krizës së Covid-it dhe u lanë në mëshirën nga Qeveria e kaluar. Më e keqja ishin drejtorët ekonomikë që ishin plagë ekonomike në shëndetësi. Në fakt, ata ishin drejtorë që tërhoqën burime ekonomike në buxhetin e shëndetësisë – dhe nuk kishte asnjë justifikim ekonomik. Një drejtor ekonomik kushtonte më shumë se 1 milion denarë në muaj”, thotë në një prononcim për Press Online, Bobi Bojçevski – koordinator nacional për shëndetësi në KOSM (Konfederata e Organizatave Sindikaliste të Maqedonisë) dhe kryetar i SPPSH.
Ne si sindikatë, shton ai, mirëpresim punën e ministrit Arben Taravari.
“Me punësimin e specializantëve do të ndalet praktika që Maqedonia të jetë çerdhe e mjekëve të rinj në vendet e Evropës Perëndimore, e njëjta gjë vlen edhe për stafin e ri teknik mjekësor dhe administrativ, të cilët kanë qenë me kontratë, të cilët realisht kanë punuar për pagë minimale dhe janë ende duke punuar. Këto procedura do t’i mbajnë të rinjtë të punojnë dhe të kontribuojnë në vendin e tyre. Heqja e drejtorëve ekonomikë do të mundësojë që buxhet për ri-investime në institucionet shëndetësore, është projekt pozitiv dhe i mbështetur nga ne”, thotë Bojçevski për Press Online.
Ai theksoi se kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë kanë mirëkuptim për marrëveshjet kolektive dhe shton se, “presim një moment të përshtatshëm për bisedime dhe zgjidhje”.
“Me nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive me ligjin për pagën minimale do të ketë rritje të pagave të punonjësve në shëndetësi”, theksoi ai.(PRESSonline.al)