Në Vikersund të Norvegjisë u vendos rekord i ri në kërcim me ski, në konkurencën e femrave. Skiatorja nga sllovenia, Nika Prevc arriti që të regjistrojë 236 metra, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të norvegjezes, Sija Opset, e cila vitin e kaluar vendosi rekordon me kërcim prej 230.5 metra.

Rezultati historik erdhi pasi që stërvitja e parë u anulua për shkak të kushteve klimatike, por pasi që ata u përmirësuan, erdhi vendimi që të zhvillohen stërvitjet.

https://x.com/SASkinnes/status/1900477429921075362