Sot u ngrit shumë pluhur për një deklaratë të kryeministrit Kurti. Dëshiroj që opinionit publik ti kujtoj dy momente të rëndësishme:

I pari, në Maqedoninë e Veriut ka ligj për përdorimin e gjuhëve. Në këtë ligj gjuha shqipe definohet si gjuhë e popullit që është 20%.

I dyti, në Maqedoninë e Veriut poashtu ekziston ligj për përdorimin e gjuhës maqedone. Ky ligj që avancon dukshëm përdorimin e gjuhës maqedone karshi gjuhëve tjera, u soll në Mars të vitit 2023 dhe fatkeqësisht u votua edhe nga BDI-ja. Bile e kanë votuar edhe disa ish deputet që sot derdhin lot krokodili për deklaratën e kryemimistrit Kurti. Për këtë ka edhe stenograme dhe lehtësisht mund të konfirmohet nga secili.

Që ironia të jetë më e madhe, ligji për përdorimin e gjuhës maqedone është votuar në kohën kur kryeministër teknik ka qenë Talat Xhaferi.

Pra, realisht dhe faktikisht nuk kemi ligj për përdorimin e gjuhës shqipe.