Halil Snopçe, deputet nga radhët e VLEN ka replikuar partinë politike LEVICA të cilët kanë qenë të zëshëm kundër propozimit që kandidati shqiptar Afrim Gashi të jetë kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
“Mendoj që është i papritur fjalimi i z. Amar, në lidhje me kryetarin e propozuar të Parlamentit. Fjalimi juaj ishte i sofizëm i pastër, i thjeshtë, nuk përmbante asgjë tjetër. Kur Sokrati iu drejtua Sofistëve me pyetje, çfarë është puna e juaj? Ata iu përgjigjën: “I nderuari sokrat ne po tentojmë ta shesim gënjeshtrën tonë më shtrenjt se sa e vërteta e juaj”. Pra çka është e vërteta? E vërteta është që edhe ju si grup si Levica ishit kundër Qeverisë së kaluar, por edhe kundër kryetarit të Kuvendit. Por e vërteta është që në këtë shtet të bëhet një ndryshim substancial dhe jo vetëm formal, të bëhet ndryshim cilësor jo vetëm sasior. Që të bëhet ky ndryshim e patjetërsueshme është të bëhet ndryshimi formal. Ky ndryshim është instalim i atyre vlerave. Menjëher të dalish dhe të konstatosh një propozim për kryetar parlamenti, për një personalitet me vlera, të dëshmuar, qoftë moralisht qoftë profesionalisht është e pakuptimtë. Si do ta çlirojmë shtetin nga pushteti nëse nuk i bëjmë ndryshimet substanciale? Si do e bëjmë çlirimin pa e bërë ndryshimin?”