Opinion nga Jeon Sopa

Ky p-Llumi i Baton Haxhiut që ka fjetë 1 muj n’zyret e BDI-së n’Maqedoni tu ba fushatë për Ali Ahmetin, hala po tenton me manipulu opinionin tu ja uru fitoren Alisë.
Ndërkohë gjendja faktike është kjo:

BDI-ja e Ali Ahmeti në zgjedhjet e vitit 2020 ka konkuru e vetme në zgjedhje dhe ka fitu 15 deputet ndërsa në zgjedhjet e djeshme ka ba koalicion me 10 parti tjera duke përfshirë partitë e pakicave boshnjake, rome e turke dhe i kanë fitu 19 deputet.

Pra realiteti është se BDI-ja e Ali Ahmetit përfundimisht i ka marrë vetëm 9 deputet ndërsa 10 deputetë të tjerë i kanë fituar partitë e tjera.

Në bazë të këtyre statistikave BDI-ja pothuajse është përgjysmuar me numrin e deputetëve nga zgjedhjet e kaluara pra nga 15 ka përfundu në 9.

Ku je te pa fitoren e Ali Ahmetit o p-Llum???
Ani i paska thanë urime Kolos
Edhe unë pra po ja baj urime:

Urime o “Kolos” për këtë humbje kolosale.
Tash s’ki nevojë me qit kushte se ti kishe shku pa kurfar kushti veç me qenë në pushtet po kërkush s’po të thirrë.

Boll janë mundu tu bërtitë në emën të UÇK-së po nuk ju dhezi se populli nuk është dele, ashtu siç nuk ju dhezi k’tyne te na në Kosovë.

Lufta u kry moti i kanë pas 20 vjetë
n’dispozicion me punu për mirëqenjen e popullit dhe me tregu që vërtetë i kanë dashtë vlerat e UÇK-së, por k’ta në fakt veç kanë vjedhë e plaçkitë në emën të UÇK-së si k’ta në Kosovë po ashtu edhe ata në Maqedoni.