8 C
Tetovo
E shtunë, 9 Gusht, 2025
BallinaLajmeSot shpallen zgjedhjet lokale

Sot shpallen zgjedhjet lokale

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, pritet sot të shpallë zgjedhjet lokale. Këto do të jenë zgjedhjet e teta lokale me radhë që nga pavarësia e shtetit.

Me këtë do të nisin të rrjedhin afatet e procesit zgjedhor. Zgjedhjet lokale do të mbahen më 19 tetor, ndërsa raundi i dytë më 2 nëntor. Në këto zgjedhje, qytetarët do të zgjedhin kryetarë komunash dhe këshilltarë në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Afati për dorëzimin e listave është jo më vonë se 35 ditë para ditës së zgjedhjeve, që do të thotë se bartësit e listave kanë afat deri më 15 shtator për t’i dorëzuar listat me kandidatët për këshilltarë dhe kryetarë komunash.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të ketë disa ditë për t’i verifikuar listat dhe jo më vonë se 23 ditë para zgjedhjeve t’i miratojë, konkretisht më 27 shtator. Fushata zgjedhore do të zgjasë 20 ditë dhe do të nisë më 30 shtator.

Buxheti i përgjithshëm për mbajtjen e zgjedhjeve lokale 2025, i cili tashmë është publikuar, është 9 milionë e 760 mijë euro, nga të cilat dy të tretat janë para të destinuara për mediat dhe reklamimin politik të paguar. Përveç kësaj shume, përfshihet edhe kompensimi i anëtarëve të këshillave zgjedhorë, si dhe transporti e shpërndarja e tyre dhe e materialit zgjedhor nga KSHZ-ja komunale deri te vendvotimet, gjë që sigurohet nga vetëqeverisja lokale.

Një nga afatet dhe veprimet më të rëndësishme zgjedhore është shqyrtimi i Listës Zgjedhore, i cili fillon 15 ditë pas shpalljes së zgjedhjeve dhe zgjat njëzet ditë. Në këtë periudhë, zgjedhësit me të drejtë vote, pra ata mbi 18 vjeç, do të mund të kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore dhe, nëse kanë vërejtje apo kërkesa për korrigjime, t’i paraqesin ato te KSHZ-ja në mënyrë elektronike ose në zyrat rajonale të Komisionit. Zgjedhësit mund ta bëjnë këtë edhe tani, por Lista Zgjedhore e përditësuar për zgjedhjet lokale do t’i dorëzohet KSHZ-së menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve.

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet lokale mbahen çdo katër vjet në gjysmën e dytë të tetorit. Vetëqeverisja lokale është e organizuar në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit si njësi e veçantë e vetëqeverisjes lokale. Brenda Qytetit të Shkupit funksionojnë 10 komuna, të cilat ndajnë kompetencat me Qytetin. Zgjedhjet mbahen jo më herët se 70 ditë dhe jo më vonë se 90 ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Zgjedhje lokale në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur në vitet 1996, 2000, 2005, 2009, 2013, 2017 dhe 2021.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments