8 C
Tetovo
E shtunë, 31 Tetor, 2026
BallinaLajmeSupremja shfuqizon vendimin për Spitalin Modular, çështja kthehet në rigjykim

Supremja shfuqizon vendimin për Spitalin Modular, çështja kthehet në rigjykim

Gjykata Supreme e ka shfuqizuar aktgjykimin për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë ku në tetor të vitit 2021 humbën jetën 14 persona. Supremja ka urdhëruar që të nis nga e para gjykimi ndaj ish zyrtarëve të Spitalit. Me këtë vendim, për procesi do të gjykohet përpara Gjykatës së Tetovës për të tretën herë.

Në arsyetimin e vendimit, Supremja vlerëson se gjykatat më të ulëta nuk e kanë sqaruar mjaftueshëm lidhjen shkak-pasojë apo mosveprimet e të akuzuarve.

“Nuk janë sqaruar në mënyrë të mjaftueshme veprimet dhe mosveprimet konkrete të secilit prej të akuzuarve, si dhe kontributi i tyre në shkaktimin e pasojës… Gjykatat nuk i kanë analizuar në mënyrë gjithëpërfshirëse të gjitha ekspertizat dhe konstatimet e ekspertëve, të cilat përmbajnë të dhëna të rëndësishme për shkaqet e zjarrit”, thanë nga Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut.

• Nuk janë sqaruar mjaftueshëm veprimet dhe mosveprimet e të akuzuarve
• Gjykata nuk i ka analizuar në mënyrë gjithëpërfshirëse ekspertizat

Në vendimin e Supremes gjithashtu është theksuar se gjykatat nuk i kanë analizuar në mënyrë gjithëpërfshirëse të gjitha ekspertizat dhe konstatimet e ekspertëve, të cilat përmbajnë të dhëna të rëndësishme për shkaqet e zjarrit. Gjykata gjithashtu ka përmendur edhe refuzimin e propozimit të mbrojtjes për dëgjimin e ekspertit gjerman i cili ka kryer ekspertizën forenzike për përcaktimin e vendit të shpërthimit të zjarrit dhe faktorëve që ndikuan në përhapjen e tij në spitalin modular të Tetovës.

“Në rigjykim, gjykata e shkallës së parë duhet t’i ketë parasysh vërejtjet e kësaj gjykate dhe të marrë vendim të ligjshëm, duke i vlerësuar në mënyrë të plotë të gjitha rrethanat dhe provat“, theksuan Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut.

• Gjykata e Tetovës duhet t’i merr parasysh vërejtjet e Gjykatës Supreme
• Gjykata t’i vlerësojë të gjitha rrethanat dhe provat

Më 8 shtator 2021, në zjarrin që përfshiu spitalin modular të Tetovës, ku trajtoheshin pacientë me COVID-19, humbën jetën 14 persona. Për ngjarjen u akuzuan dy ish zyrtarë e Spitalit Klinik, por edhe spitali si person juridik dhe një mjek. Në qershor 2023, dy zyrtarët u dënuan, ndërsa mjeku u lirua nga akuza. Apeli e konfirmoi lirimin e mjekut, por e ktheu çështjen e zyrtarëve dhe spitalit në rigjykim. Në maj të vitit 2025, zyrtarët sërish u dënuan, këtë herë me nga një vit e gjashtë muaj burg efektiv, ndërsa Apeli ua rriti dënimet në nga tre vjet. Por, dje Supremja sërish shfuqizoi vendimin dhe riktheu gjykimin nga e para. Ndër vite, familjarët e viktimave janë ankuar, por edhe kanë mbajtur protesta pasi që nuk janë ndëshkuar përgjegjësit për tragjedinë. Së fundmi edhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e mbylli hetimin për furnizimin e të gjitha spitaleve modulare në vend, përfshirë edhe atë për Tetovën../Alsat.mk.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments