Zbulohet formacioni që trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka vendosur të hedhë në fushë nga minuta e parë në miqësoren me Liechtensteinin.
Armando Broja, sikurse të gjithë prisnin, do të jetë në majë të sulmit, i mbështetur nga krahët nga Asani dhe Arbër Hoxha. Është pikërisht sulmuesi i krahut të majtë risia në këtë formacion.
Në mesfushë janë Asllani, Gjasula dhe Bajrami, ndërsa në mbrojtje, nga e djathta është Balliu, në qendër Ismajli-Ajeti dhe në të majtë Mitaj.
Titullar i portës, Etrit Berisha./ Super Sport