8 C
Tetovo
E hënë, 26 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniTair Tairi, zëri i fortë i Aleancës për Shqiptarët nga Tearca braktis...

Tair Tairi, zëri i fortë i Aleancës për Shqiptarët nga Tearca braktis Taravarin!

Tair Tairi, figurë kyçe e Aleancës për Shqiptarët nga Komuna e Tearcës, vazhdon të jetë pjesë aktive e këtij subjekti politik dhe një nga zërat e fuqishëm në kuadër të koalicionit qeverisës VLEN.

Tairi ishte i pranishëm sot në konferencën për media të mbajtur nga grupi i udhëhequr nga Arben Fetai, ku u shpalosën qëndrimet e qarta të Aleancës për Shqiptarët, e cila theksoi se mbetet e barabartë në kuadër të VLEN-it dhe plotësisht e angazhuar në realizimin e programit qeverisës.

Me një karrierë të gjatë politike, Tair Tairi ka qenë një ndër themeluesit e Aleancës për Shqiptarët dhe një prej figurave më të rëndësishme të saj në rajonin e Tearcës.
Ai ka ushtruar funksione të ndryshme partiake dhe ekzekutive, përfshirë detyrën e kryetarit të degës së ASH-së në Tearcë, ndërsa ka menaxhuar me sukses edhe funksione publike, duke fituar besimin dhe përkrahjen e gjerë të qytetarëve në komunën e tij dhe më gjerë.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments