Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, ka deklaruar sot se koalicioni VLEN do të ketë përfaqësuesin e vet në Samitin e NATO-s.

Taravari tha se Afrim Gashi do të merr pjesë në Samitin e NATO-së.

“Në Samitin e NATO-s merr pjesë kryetari Parlamentit, si përfaqësues i VLEN-it, ai me sa e di sot në mëngjes ka udhëtuar për atje, kështu që kemi përfaqësues të VLEN-it, i cili është në Samitin e NATO-s në Uashington”, deklaroi Taravari.