Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari i është përgjigjur Frontit Evropian pas akuzave se po ushtrohet presion ndaj drejtorëve organizativ dhe mjekësor që të tërhiqen nga detyra.

“BDI-ja kishte një reagim ku qau hallin pse në Ministri të Shëndetësisë është eleminuar pozita e Drejtorit Ekonomik. Një pozitë krejt e panevojshme me të cilën BDI-ja kishte “qerasur” njerëzit e saj.
Pra, BDI-ja qortoi Qeverinë që kursen paratë e qytetarëve dhe po këput lidhjet korruptive të ndërtuara nga BDI-ja.

Sipas tij, kjo parti ka nevojë për dy gjëra:

“1. Një ekip të mirë avokatësh që të mbrojë veten nga akuzat që po i përgatiten, 2. ?të kuptojë se të paktën tani që është në Opozitë, duhet të ndryshojë mentalitetin e saj korruptiv…”, reagoi Taravari.

Deputetja e BDI-së, Rina Hajdar theksoi se kohët e fundit persona të caktuar në Ministrinë e Shëndetësisë, me urdhër të ministrit Arben Taravari, ushtrojnë presion psikologjik dhe institucional në shkallë të kërcënimit ndaj drejtuesve organizativë, por edhe drejtorëve mjekësorë të klinikave, edhe pse kanë mandat, të tërhiqen nga pozicioni dhe detyra e tyre.