Taravari konfirmoi informacionin në publik se drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë, dr.Marjan Shokarovski, këtë fundjavë nga zëvendësministri i Shëndetësisë është rikthyer në pozitën e drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë dhe thotë se vendimi është i saktë.
Ministri i ri i Shëndetësisë, Arben Taravari, dy orë pas marrjes së detyrës nga zëvendësministrja Maja Manoleva, njoftoi se nga sot do të fillojë shkarkimin e drejtorëve ekonomikë të klinikave. Siç tha Taravari, pas dy muajsh do të shkarkohen të gjithë dhe funksioni i drejtorit ekonomik nuk do të ekzistojë më, pra do të ketë vetëm një drejtor në klinika. „u.d. Drejtorë ekonomikë, janë 14 i kam dhënë urdhër Ministrisë, unë do shkoj në Shtip, të shohim spitalin atje, po do të kthehem t’i nënshkruaj.
Sot po shkarkohen një numër i caktuar drejtorësh ekonomikë të cilave u përfundon mandati i ushtruesit të detyrës diku deri në mes të korrikut. Të gjithë do të shkarkohen. Ata me mandat do të më duhen ndryshime në ligj dhe tashmë është dhënë urdhri për ndryshimin e ligjit sa më shpejt që të mos ketë më drejtorë ekonomikë. Mendojeni mirë, për një apo dy muaj nuk do të ketë më drejtorë ekonomikë, as me ligj”, tha Taravari i cili pas marrjes së detyrës të Shëndetësisë vizitoi sallat e operacionit të Klinikës TOARKIQU. Sa i përket atyre drejtorëve ekonomikë që kanë mandat deri në gusht apo shtator, Taravari tha se në ditët në vijim do ta shohë se si do të trajtohet pasi, tha ai, nuk dëshiron të rrezikojë padi kundër Ministrisë.
I pyetur nëse fillimisht do të caktohen ato Kinika ku nuk ka drejtor mjekësor që të ketë kush t’i menaxhojë dhe më pas të zgjidhen ato ekonomike, Taravari tha se nuk do të lejohet të mbetet hapësira bosh.
„ Këto ditë do të emërojmë drejtorë mjekësorë në ato klinika ku nuk ka“,
tha Taravari duke shtuar se kjo do të vlejë edhe për Klinikën e Toksikologjisë.
Taravari konfirmoi informacionin në publik se drejtori i Klinikës për Kardiokirurgji, dr. Marjan Shokarovski, këtë fundjavë nga zëvendësministri i Shëndetësisë është rikthyer në postin e drejtorit të Klinikës për Kardiokirurgji.
„ Është e vërtetë, më tha zëvendësministri dhe mendoj se ka vepruar drejt sipas asaj që ka treguar KSHPKK. Normalisht, riktheu drejtorin e vjetër dhe mendoj se vendimi është i drejtë. Në të ardhmen do të shohim ndoshta do të emërojmë kudo drejtorë të rinj“, tha Taravari.
Në pyetjen se sa larg është bashkimi i Qendrës Klinike dhe kur mund të pritet, Taravari tha se sa më shpejt të bëhet, aq më mirë.
„Nuk duhet të shpejtohet. Unë mendoj se maksimumi për një vit do të bashkohen. Na duhen sistematizime të reja që të mos ketë kaos, nuk do të doja të kishim sërish disfunksionalitet, gjithçka duhet të sinkronizohet dhe do të përpiqem të bëj sa më shpejt bashkimin e Qendrës Klinike“, tha Taravari.
Taravari në tribunën e Koalicionit „VLEN“, para zgjedhjes së Qeverisë së re, paralajmëroj se si ministër i Shëndetësisë, sapo të merrte detyrën, u zotua për shkarkimin e drejtorëve ekonomikë të klinikave, prej të cilave tha se afër 90 për qind janë drejtorët ushtrues detyre, kurse për të tjerët që kanë vendim do të paraqesin Propozim-amendamentet e ligjit që të mos ekzistojnë më drejtorët ekonomikë.