Kryetari i ASH-së, dhe njëherit ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari, i ftuar sonte në Click Plus, TV21, fitoren e VLEN e cilësoi si fitore historike, duke vërtetuar edhe me numra që deri më tani nuk ka pasur fitore më të madhe në kampin opozitar.
“Dua të theksoj se asnjë parti opozitare shqiptare as koalicion që nga viti 1991 deri më vitin 2024 nuk ka marrë 107 mijë vota. Ahmeti i ka humbur shumë here zgjedhjet por me mjeshtrin dhe dinakërinë e tij këto vite ka arritur të pamundëson bashkimin e opozitës nder vite”, theksoi Taravari.
Kujtojmë që, në kampin politik shqiptarë për herë të parë ka ndodhur koalicioni më i madh i mundshëm që arritën të korrin edhe fitore historike, që nga aspekti historik konsiderohet e parja e kësaj natyre.