Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari është i ftuar në emisionin Daily Click. Kreu i ASH-së deklaroi që do të sillet ligj për përfaqësim të drejt dhe adekuat i cili do të ndihmoj në përfaqësimin e drejt dhe adekuat të etniciteteve, gjinive dhe moshave të ndryshme në vendet e reja të punës.
“Zgjidhje e vetme ne e kemi pas që nga 2020, që të sjellim ligj për përfaqësim të drejt dhe adekuat, jo vetëm etnik, por edhe gjinor edhe në moshë. Në 2024-tën, e kishim përsëri këtë ligj si premtim dhe ne do ta vazhdojmë deri në realizimin e tij. Balancuesi është keqpërdorur shumë, ku shumë maqedonas janë deklaruar si shqiptar, turq apo rom. Balancuesi nuk do tërhiqet deri sa të sillet ligji, dhe për këtë gjë kemi koordinim. Sjellja e ligjit për përfaqësim adekuat është më i mirë se sa vetë balancuesi.”